Prej disa ditësh tashmë, Neymar ka shprehur hapur dëshirën për të qenë ‘galaktik’, e kjo shtuar edhe nga pakënaqësitë që braziliani ka tek klubi francez.

E dëshirës së lojtarit, i është bashkuar edhe oferta e madrilenëve. Media të ndryshme raportojnë të premten se Florentino Perez ka bërë gati shumën prej 300 milionë euro për të risjellë në Madrid brazilianin, por PSG duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë kollaj nga lojtari që bleu në verë për shumën e 220 milionë eurove.

E megjithatë sipas Goal.com, presidenti i PSG, Al-Khelaifi, ka arritur një pakt me sulmuesin e brazilian për ta lejuar që ai të rikthehet në Spanjë, por këtë herë tek rivalët e përjetshëm të Barcelonës, tek Real Madrid.

E kushti në “letër” është shumë i thjeshtë dhe vetëm 1: Do të mund të largohet vetëm nëse më parë PSG do të arrijë të ngjitet në krye të futbollit europian, duke fituar edhe trofeun më të rëndësishëm Champions League.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA