Skënderbeu e ka nisur me humbje rikthimin në kampionat dhe ndëshkuesi i korçarëve është pikërisht futbollisti që ata blenë në merkaton e dimrit(por e lanë me huazim te Luftëtari), Kristal Abazaj.
Por për trajnerin e korçarëve kjo humbje mund të qëndrojë në mënyrën si erdhi, duke i dhënë meritat edhe kundërshtarit që arriti të shfrytëzonte më së miri mundësitë që ju krijuan. “Në momentin që u ndëshkuam me karton të kuq skuadra po luante mirë, duke kërkuar barazimin. Ishtë një moment emocional që nuk duhet të ndodhë. Nuk kishim ritmin e duhur dhe ndihej edhe mungesa në përfundimin e aksioneve. Kundërshtari shfrytëzoi mirë të gjitha gabimet tona. Komplimenta dhe Abazajt për dy golat, sepse tregoi që është një profesionist”, u shpreh trajneri Daja pas përfundimit të ndeshjes.
Ndërkohë nuk ka eufori te Luftëtari dhe këtë e tregon trajneri Lika, i cili kërkon që skuadra e tij të arrijë sa më parë situatën e qetësisë, duke ju larguar zonës së ftohtë në tabelën e klasifikimit. “Skuadra po luan mirë, por nuk janë fitore të lehta. Pavarësisht rezultatit të sotëm, skuadra vuajti, pasi kundrshtari na ka rrezikuar shumë. Mendoj se për këtë moment ne objektiv të parë kemi të kalojmë zonën e rënies dhe me pas të mendojmë që me lojëra të mira të shkojmë më lart. Sa i përket lojtarëve që kanë luajtur ndeshjen e parë, them se kanë qenë në nivel të mirë. I duhet dhe pak kohë që të përshtaten me ritmin”, përfundoi Lika.
Top Channel