Portieri veteran i kombëtares italiane dhe i Juventusit, Gianluigi Buffon kishte paralajmëruar një pension të rehatshëm dhe komod në fundin e këtij sezoni, për të shijuar ato që ka arritur në karrierën mitike.
Por futbollisti që do të mbushë 40 vjeç të dielën dhe që pritet të rikthehet ndaj Atalantës pas dëmtimit që po vuan, ka kërkuar në mënyrë direkte edhe një vit më shumë në lojën si profesionist.
“Së shpejti do të takohem me presidentin Andrea Agnelli dhe do të flas për të ardhmen time. Do të më pëlqente të luaja akoma, por vendimin do ta marr pasi të flas me skuadrën. Dua më të mirën për Juventus, por më duhet të kuptoj se çfarë kostumi do duhet të mbaj veshur dhe nëse më konsiderojnë të rëndësishëm. Nuk dua të kthehem në një problem për ekipin” tha kapiteni Bufon.
Lotët e tij pas eliminimit të bujshëm të Italisë nga botërori nuk janë harruar ende nga vetë protagonisti dhe tifozët. por Gianluigi Buffon kërkon t’i japë ende diçka futbollit.
portieri kishte thënë se nuk do të largohej vetëm nëse Juventus fitonte ligën e kampioneve, e kështu ai do të luante në botëror. por optimizmi i tepruar duket se tashmë është kthyer në ide konkrete për bufon, aq sa të vendosë edhe Juventusin në presion.
Top Channel