Banka Botërore vlerëson qeverinë për menaxhimin e borxhit, por kritikon menaxhimin e investimeve publike.

“Menaxhimi i borxhit është një fushë me performancë të fortë. Në kontrast, menaxhimi i investimeve publike mbetet një sfidë”, thuhet në raportin e BB.

Në raportin e posaçëm ku skanon shpenzimet buxhetore dhe menaxhimin e financave publike në Shqipëri, banka shpjegon dhe arsyet se pse menaxhimi i investimeve është problematik.

“Të dhënat jo komplete, sistemet e dobëta të mbikëqyrjes të shoqëruara me ndërhyrjet politike cenojnë efektivitetin dhe efiçencën e vendimeve për menaxhimin e investimeve publike”, thuhet më tej.

Shqipëria investon mesatarisht 600 milionë euro në vit në projekte publike si rrugë, shkolla apo vepra të tjera. Por veçanërisht veprat madhore, zgjaten me disa vite përtej afateve, siç është rasti i rrugës Elbasan-Tiranë por edhe by pass-et e Fierit dhe Vlorës.
Zgjatja e afateve përveçse rrit koston për qytetarët dhe ul efektivitetin e tyre ka dhe kosto sociale.

“Dobësitë në menaxhimin e investimeve publike, reduktojnë rolin e tyre në mbështetjen e objektivave të qeverisë për zhvillimin ekonomik dhe social”, vijon raporti.

Sipas Bankës këto probleme kërkojnë vëmendje të shtuar, duke përfshirë mungesën e vlerësimeve gjithëpërfshirëse për projektet publike, si dhe mbikëqyrjen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA