Gjatë vizitës në Davos, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim edhe me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Të dy udhëheqësit takohen disa ditë pas vrasjes se Oliver Ivanoviç, që shkaktoi ndërprerjen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Ecuria e dialogut midis dy vendeve dhe bashkëpunimi i Shqipërisë me Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit kanë qenë temat e diskutimit mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit serb.

Ndërkohë, krahas Presidentit serb Vuçiç, Edi Rama u takua edhe me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviç.

Me zotin Plenkoviç, Kryeministri i Shqipërisë diskutoi çështjen e Ballist Morinës, që ndodhet i burgosur në Kroaci, e për të cilin siç njofton Kryeministria, Rama ka kërkuar një vendim të drejtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA