27/12 22:33
Kafshë të ndryshme kanë ngrirë në Kazakistan nga temperaturat që kanë arritur -56 gradë Celsius.
Njerëzit kanë fotografuar një lepur dhe një qen të ngrirë në kuptimin e parë të fjalës. Lepuri kishte ngecur në një gardh dhe ka ngordhur nga i ftohti aty, ndërsa qeni ka ngrirë në vend duke ecur përmes një fushe të mbuluar me borë.
Kushtet ekstreme të motit në Kazakistan vijnë vetëm disa javë pasi në një fshat në Rusinë fqinje u regjistrua temperatura -62 gradë Celsius.
Top Channel