E ardhmja e Zidane vendoset nga përballja me PSG

25/01/2018 13:35

Nga 8 trofe të fituar, te distanca prej 19 pikësh me Barçën dhe eliminimi nga Kupa e Mbretit nga Leganes, ndajnë lavdinë me dështimin e Zinedine Zidane.

Përpara fakteve kokëfortë, që në rastin konkret janë rezultatet në tabelë dhe eliminimi nga Kupa, Zinedine Zidane ka marrë përgjegjësitë të gjitha mbi vete. “Rrezikohet vendi im në përballjen me PSG? Sigurisht që po. Është një dështim dhe është vetëm faji im”, deklaroi trajneri i Real Madrid pas përfundimit të ndeshjes së Kupës ndaj Leganes, ku Reali u mund 1-2.

Duke bërë një analizë të situatës shumë faktorë janë kundër francezit. Nisur nga ndeshja e një natë më parë, për zgjedhjet e gabuara që bëri, duke lënë pushim Ronaldon, Bale Kroos dhe Marcelon. Shumë pikëpyetje edhe për merkaton e verës, duke mbajtur si alternativa kryesore Kovaçiç dhe Theo Hernandez, ndërkohë që për muajin janar nuk ka kërkuar përforcime. Mbi të gjitha nuk po bind edhe drejtimi në këtë situatë: Reali është në rënie të lirë: 3 humbje dhe vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit të luajtura në Bernabeu dhe Zidane nuk gjen zgjidhjen e problemit.

Pas 3 javësh është përballja me PSG dhe Zidane duhet të kenë në dispozicion Ronaldon më të mirë, që ende nuk është parë në këtë sezon, Ramos, Modriç, Bale, Marcelo dhe Kroos, në të kundërt do të bëjë gati valixhet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA