 Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
																		
					
					
					
						Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas						Skema mashtruese me faturat fiktive të TVSH-së, tatimit mbi vlerën e shtuar, që llogaritet t’i kenë shkaktuar shtetit një dëm disa milionë euro, çoi mbrëmjen e së mërkurës disa persona pas hekurave. Të enjten policia vijonte të kërkonte organizatorin e dyshuar të skemës dhe disa persona të tjerë.
Organizatori kryesor i skemës së mashtrimit me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ende nuk është vënë në pranga. Burime nga policia bëjnë me dije se ai është mes 5 personave të shpallur në kërkim për dëmin prej 9 mln euro që i është shkaktuar administratës tatimore.
Mbrëmjen e së mërkurës 6 persona u arrestuan pasi për ta gjykata e Tiranës kishte caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”. Pas një hetimi disa mujor të kryer nga drejtoria e Hetimit Tatimor dhe Prokuroria e Tiranës janë siguruar fakte dhe prova materiale se këta persona kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura fiktive për subjekte të treat.
Nga aktiviteti fiktiv i këtyre subjekteve llogaritet se në fazën e pare të hetimeve është shkaktuar një dem ekonomik prej 9,000,000 $, vetëm për TVSH-në. Personat e arrestuar dhe shpallur në kërkim akuzohen për “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”, dhe “Falsifikimi i vulvave, i stampave ose formularëve”. Ndërkohë dyshohet se në këtë skemë kriminale janë përfshirë dhe subjekte të tjera, për të cilat vazhdojnë hetimet .
Top Channel