Australian Open, Halep dhe Wozniacki në finale

25/01/2018 14:56

Simona Halep dhe Caroline Wozniacki janë tenistet që do të diskutojnë finalen e femrave Australian Open.

Tenistja rumune mundi në gjysmëfinale Angelique Kerber 2-1, duke u kualifikuar për herë të parë në karrierë në finalen e një turneu Grand Slam. Numri 1 i renditjes botërore dhe tenistja gjermane u bënë protagoniste të një ndeshjeje të rivalizuar, e cila përfundoi pas 2 orë e 20 minutash lojë. Halep arriti të fitojë setin e parë 6-3, por Kerber iu kundërpërgjigj në të dytin duke e fituar 6-4.

Seti final ishte më i forti dhe që zgjati më shumë, por në fund ajo që doli e fituar nga ky duel ishte pikërisht Halep që e mbylli setin 9-7 dhe krejt ndeshjen 2-1. Ndërsa Caroline Wozniacki, numri 2 i botës, mundi në gjysmëfinale, zbulimin e ketij turneu, Elise Mertens me rezultatin 2-0. Edhe për tenisten daneze ajo e së shtunës do të jetë finalja e saj e parë në turne Grand Slami.

Wozniacki e meritoi krejtësisht fitoren ndaj tenistes belge, duke i mbyllur setet 6-3; 7-6 për të regjistruar fitoren e saj të 14 në 16 ndeshjet e fundit të saj. Për meshkuj, mësohet emri i finalistit të parë të turneut dhe bëhet fjalë për kroatin Marin Cilic, për të cilin kjo është hera e tretë në karrierë që kualifikohet në finalen e një turneu madhor në tenis, pas US Open dhe Wimbledonit. Cilic mundi në gjysmëfinale Kyle Edmund me rezultatin 3-0 me sete 6-2;7-6;6-2 dhe tani pret fituesin e ciftit Federer-Chung.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA