Vijon “telenovela” De Vrij-Tare, mungon firma e futbollistit

24/01/2018 12:10

Rinovimi i Stefan De Vrij me Lazion është ende pezull, pavarësisht bindjes së Igli Tare që konfirmonte ditë më parë se firma e futbollistit do të vijë së shpejti.

Ndërsa kontrata aktuale e De Vrij përfundon këtë qershor, kryeqytetasit shpresojnë që të arrijnë një marrëveshje me holandezin që të mos largohet me parametra 0.

Kontra e ofruar nga Tare-Lotito zgjatet në afate deri në 2020 e me një klauzolë prej 25 milionë euro, çka do të thotë që Lazio ka parë më tepër përfitimin e saj ekonomik nga shitja e lojtarit se sa mundësia reale për ta bindur holandezin për të qëndruar më gjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA