Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se rritja ekonomike në Shqipëri dhe vendet e rajonit frenohet nga klima e rënduar e biznesit.
“Ne kemi një problem me korrupsionin dhe informalitetin që pengon rritjen ekonomike në Shqipëri dhe vendet e rajonit”, tha Sejko.
Vitin e kaluar ekonomia shqiptare u rrit me 3.9 për qind. Por edhe ky nivel nuk mjafton që të ardhurat e familjeve shqiptare të afrohen me ato të Bashkimit Europian. Ministri i Financave thotë se ekonomia ka nevojë për një shtysë të re, që të rritet me shpejt, negociatat me BE-në.
“Ky 6 mujor do të jetë përcaktues për Shqipërinë. Nëse ne do të lëmë mënjanë politikën e ditës dhe do hapim negociatat, konvergjenca e të ardhurave do të jetë një pasojë e natyrshme “, tha më tej guvernatori i BSH.
Presidenti Meta tha se integrimi europian do të lehtësohej më shumë nëse vendet e Ballkanit do të ishin një bllok i vetëm ekonomik.
“Krijimi i një zone ekonomike me treg 20 milionë banorë do të lëshontë një mesazh të fuqishëm për BE-në dhe investitorët”, tha Meta.
Në Forumin ekonomik “E ardhmja e Ballkanit” , organizuar nga televizoni Scan, morën pjesë, ekspertë të njohur të ekonomisë dhe financave, si edhe investitorë nga vende të rajonit dhe Bashkimi Europian.
Top Channel