Shfaqja “Rojat e Taxhit” do të prezantohet për publikun kosovar në datën 26 në Gjakovë, në 27 në Prizren dhe në datat 28 dhe 29 në Prishtinë.
Regjisori Altin Basha tha në “Top Show Magazine” se janë “17 veta që udhëtojmë, edhe pse shfaqja ka vetëm dy aktorë në skenë. Shfaqje të tilla, duken të thjeshta, por kanë ngarkesë në “backstage”.
“Ne lëvizim që Shqipëria dhe kudo ku ka shqiptarë të kenë fluks kulturor që të rritet pjesëmarrja e publikut. Shfaqja në Tiranë do të rikthehet gjatë muajit shkurt”, bëri me dije Basha.
Në lidhje me shfaqjen, Altin Basha deklaroi: “Elementët e kësaj shfaqjeje funksionojnë mirë, në mënyrë shumë harmonike. Ndoshta merita ime është realizimi i kësaj harmonie, nuk mendoj se kam bërë ndonjë gjë më shumë. Kolegët kanë qenë jashtëzakonisht të mirë”.
Top Channel