Shorteu i hedhur mesditën e së mërkurës përcaktoi Shqipërinë si pjesë e Grupit 1, në Divizionin C. Grupi ku bën pjesë Shqipëria është me 3 skuadra.
Shqipëria rigjen në short sërish Izraelin, me të cilët u përballëm në eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Ndërkohë ekipi tjetër kundërshtar është Skocia, me të cilën nuk jemi ndeshur më parë asnjëherë.
Në shortin e kësaj të mërkure, në Lozanë të Zvicrës, Shqipëria pjesë e divizionit C, kanë qenë në vazon e dytë me Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë.
Fituesit e çdo divizioni do të kenë mundësi të kualifikohen drejtpërdrejt në Europianin e vitit 2020.
Skuadrat që renditen në fund të divizioneve A, B dhe C, zbresin një divizion më poshtë, ndërsa ato që janë fitueset e divizioneve D, C dhe B, ngjiten përkatësisht në divizionin pararendës.
Vetëm në muajin shtator, tifozët shqiptarë do të arrijnë të shohin përballjet e para të kuqezinjve, ndërsa faza finale do të luhet në qershor të vitit 2019, në një vit kur nuk ka as Europian dhe as Botëror.
Top Channel