 Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
																		
					
					
					
						Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas						 15/09 11:27
					
				 
								
			Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një makinë në qytetin e Vlorës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.10 të natës në lagjen “10 Korriku” të qytetit.
Sasia e eksplozivit është vendosur në mjetin tip “Audi”, në pronësi të S.B., 64 vjeç. Makina ka qënë e parkuar pranë banesës dhe ka dëmtime në pjesën e përparme.
Mësohet se makina përdorej nga i biri i 64-vjeçarit, i cili ndodhet jashtë shtetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Top Channel