Chelsea i ka dhënë lamtumirën edhe Carabao Cup, duke u mposhtur në ‘Emirates Stadium’ nga Arsenali, me rezultatin 2-1.
Pas barazimit pa gola në ndeshjen e ‘Stamford Bridge’-it, Hazard kaloi skuadrën e Contes në avantazh që në minutën e 7’ të sfidës së sotme. Gjithsesi, Arsenali riktheu baraspeshën pak minuta më vonë, pas një autogoli të shënuar nga mbrojtësi gjerman i bluve, Rudiger.
Vendimtar për kualifikimin e ‘Topçinjve’ ishte një gol i shënuar nga futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, që ndëshkoi skuadrën e Contes në minutën e 60’.
Me këtë kualifikim, Arsenali do të përballet në finale me Manchester Cityn, për të diskutuar trofeun, ndërsa Chelsea humb një tjetër mundësi për të mos e mbyllur vitin pa trofe.
Top Channel