Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur mesnatën e sotme qytetin e Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 tetori rreth orës 23:50 ku në automjetin e shtetasit Arbër Shurdhi ka shpërthyer një sasi e konsiderueshme tritoli. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm aq sa është dëgjuar në të gjithë qytetin e Lushnjes.

Nga shpërthimi është shkatërruar plotësisht mjeti si dhe një pjesë e xhamave të banesës së 20 vjeçarit. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje mori në pyetje 20 vjeçarin dhe familjarët e tij.

Ata mohuan se kanë ndonjë konflikt me ndonjë person. 20-vjeçari deklaroi se makinën e ka blerë disa muaj më parë në qytetin e Vlorës një person që nuk e njihte. Shurdhi tregon se sa ishte kthyer nga qyteti i Tiranës sëbashku me familjen ku kishte çuar mamanë për vizite dhe kishte parkuar makinën përpara shtëpisë, ku pas 10 minutash ai ka dëgjuar shpërthimin.

Sipas policisë lënda plasëse ishte vendosur mbi kofanon e makinës dhe mendohet se ka qenë e ndezur me një fitil. Nuk përjashtohet rasti i një ngatërrese të shënjestrës së autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA