Gimenez operohet dhe jep lajmin e mirë: Gjithçka shkoi sipas parashikimeve, tani koha për t’u kthyer më i fortë 20/12 00:02
Nga sa shkruan sportmediaset futbollisti shqiptar ka pranuar ofertën e Barit dhe tashmë pret vetëm “ok” përfundimtar të Beneventos.
Nga kjo marrëveshje që pritet të finalizohet brenda 48 orëve, Benevento parashikohet të përfitojë 500 mijë euro.
Sipas medieve italiane, drejtuesit e skuadrës që militon në Serie B gjetën akordin me Beneventon, e më pas edhe me vetë lojtarin për të bërë transferimin e Memushajt në merkaton e dimrit.
Kështu, Ledian Memushaj do t’i bashkohet një tjetër futbollisti shqiptar te Bari, mesfushorit Migjen Basha.
Top Channel