Prokurorja Elisabeta Imeraj radhiti para gjykatës provat shkresore, të cilave u referohet për akuzat ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpandehurve me të.

Prokurorja deklaroi se hetimet kanë nisur sipas një referimi të kryer nga policia në muajin shkurt 2016 ndaj dy grupeve, nga njëra anë për Emiljano Shullazin dhe nga ana tjetër për Lulzim Berishën, ku policia paraqiste të dhëna për veprimtari kriminale.

Nga hetimi pasuror, tha prokurorja, rezulton se i pandehuri Emiljano Shullazi ka si pasuri një automjet dhe aksionet për ish-Hotel Vollgën.

Prokurorja përmendi se shoku i Shullazit, Gilmando Dani nuk ka asnjë pasuri tjetër përveç dy autmjeteve. Të akuzuar për gjobëvënie dhe grup të strukturuar kriminal, si edhe kanosje për shkak të detyrës, për Shullazin dhe grupin e tij u radhitën si prova pamjet filmike në pesë episode, kur të dyshuarit tërheqin 131 mijë euro nga një bankë, një shumë e përfituar prej tyre në formën e gjobëvënies ndaj Ylvi Beqjas.

Ndërkohë, në lidhje me vendosjen e lëndës plasëse në pronën e shtetasit Jani Zaka, prokurorja tha se një person ende i paidentifikuar shfaqet duke hequr kamerat e sigurisë, ndërsa pak ditë pas këtij vendimi ka ndodhur edhe shpërthimi në zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA