Dy “blerjet” e reja të Manchester United, paketë me Alexis Sanchez

23/01/2018 18:06

Alexis Sanchez kompletoi firmën te Manchester United, një operacion që u kushtoi “Djajve të Kuq” 35 milionë paund, 20 për Arsenalin dhe 15 për agjentin e sulmuesit kilian.

Por, me këtë firmë, Manchester nuk mori vetëm lojtarin që deshi. Bashkë me Sanzhes, në Old Trafford transferohen edhe…dy qentë e tij.

Atom dhe Humber janë dy qentë e pandashëm të kilianit, madje ka edhe një faqe në Instagram për ta me 150 mijë ndjekës.

Si të mos mjaftonte kjo, në Emirates Stadium të Arsenalit, dy qentë kishin edhe banerin e tyre në krah të tifozëve “Topçinj”, që me siguri duhet të jetë zhdukur tashmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA