Ivaniseviç: Sfida Federer-Nadal është si të shohësh një film të mirë 27 herë

22/01/2018 13:40

Duket se edhe këtë vit, në finalen e “Australian Open” është projektuar finalja mes Roger Federer dhe Rafael Nadal, që të dy së bashku kanë 35 tituj Grand Slam të fituar në total; 19 zvicerani, 16 spanjolli.

Nëse do të realizohen të gjitha parashikimet, atëherë rivalitetit më spektakolar të tenisit do t’i shtohet një kapitull i ri.

Nuk mund të mos flasë për këta dy fenomenë, Goran Ivaniseviç, kampion i “Wimbledon”-it në vitin 2001, që rezulton një admirues i këtyre dy tenistëve, të cilët janë kthyer prapa në kohë teksa kanë pushtuar sërish dy vendet e para në renditjen ATP.

“Të gjithë duan të shohin një sfidë mes Federer dhe Nadal në çdo kohë, – tha kroati Ivaniseviç. Është sikur të shohësh një film të arrirë 27 herë. Asnjëherë nuk ka pasur sfida të shëmtuara mes tyre, për shkak të emocioneve, tenisit, e për gjithçka ata japin në fushën e lojës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA