Interesi i Realit të Madridit për Harry Kane dihet tashmë, por në Angli askush nuk e sheh sulmuesin larg Tottenhamit. E Përjavshmja Times ishte ajo që foli këtë radhë për presionin e madrilenëve, të cilat sipas saj kanë bërë një ofertë rekord për Kane, mbi 225 milionë Euro, por që drejtuesit e klubit londinez e kanë refuzuar menjëherë.
Sipas “Times” te Tottenham kjo ofertë e Realit të Madridit për sulmuesin anglez është konsideruar e pamjaftueshme, pasi Kane cilësohet si një futbollist që vlen më shumë se Neymar.
Në këtë histori u përfshi edhe vetë trajneri Pochettino, të cilit iu kërkua opinioni për merkaton rreth Kane. ‘Nuk dua të flas për zërat rreth Kane apo për mua-tha Pochettino-nuk është detyra ime të shpjegoj këto histori’.
Por këtë fjalë u interpretuan ndryshe nga “Daily Mirror” e cila publikoi artikullin me titull: ‘200 milionë Paund, Harry Kane nuk ka çmim’.
Harry Kane që e mbylli vitin 2017 si shënuesi më i mire, ishte autori i golit të Tottenhamit në ndeshjen me Southampton e përfunduar 1-1 duke e çuar në 99 numrin e golave të shënuar në karrierë në Premier League. Pas 24 javësh kampionat, Kane kryeson listën e golashënuesve në Angli me 21 finalizime në 23 ndeshje i ndjekur nga Salah me 18 dhe Aguero e Sterling me 16 dhe 14 gola.Sezonin e kaluar Kane e mbylli me 29 gola, ndërsa në 2015/2016 ai shënoi 25 gola
Top Channel