Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllimet familjes së Jonuz Musliut, i ndarë nga jeta së fundmi.

“Me pikëllim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Bujanovcit, veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, ish-komandantit të UÇPMB, mikut dhe vëllait tonë Jonuz Musliu”, thotë Basha në mesazhin e tij.

Kryetari i PD thotë se “largimi nga kjo jetë e Jonuz Musliut është një humbje e madhe e një luftëtari të palodhur e të shquar në veprimtarinë e faktorit politik shqiptar në Luginë dhe më gjerë”.

“Dhimbja që ndaj sot me të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët, është po kështu detyrim që me punën tonë të përditshme të nderojmë kontributin e Jonuz Musliut dhe të realizojmë qëllimet fisnike të zhvillimit e progresit në shërbim të drejtave dhe lirive të shqiptarëve të Luginës me të cilat ai motivoi çdo ditë të jetës e punës së tij”, deklaron kreu i PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA