Pasi Dylan Farrow ka denoncuar për herë të parë në televizion regjizorin Woody Allen për ngacmim seksual në kohën që ajo ishte e vogël, një seri tjetër aktoresh dhe autorësh si Rebecca Hall, Timothee Chalamet, Mira Sorvino, Rachel Brosnahan, Greta Gerwig u shkëputen prej tij.
Colin Firth ka ndjekur këto diskutime të kolegëve të tij dhe një intervistë për “The Guardian” deklaroi se nuk do të punojë më me Woody Allen.
Pas skandalit që përfshiu Harvey Weinstein, Mia Farrow shkroi një letër të hapur duke i shpjeguar botës së spektaklit amerikan se përse i kishte kursyer akuzat për ngacmime nga Woody Allen.
Kështu lista e atyre që nuk duan të punojnë më me regjizorin rritet nga dita në ditë.
Ndërkohë që regjizori 82-vjeçar vazhdon të mohojë akuzat e bëra nga vajza e tij e adoptuar duke deklaruar: “Nuk e kam ngacmuar kurrë vajzën time. Janë akuza cinike, të rreme dhe të turpshme, që nuk janë as sot dhe as në të shkuarën të vërteta.”
Top Channel