Në Premier League, Manchester City e harroi disfatën me Liverpoolin falë suksesit ndaj Newcastle të Rafael Benitez me rezultatin 3-1.

Në Etihad Stadium protagonisti për skuadrën e Guardiolës u bë Sergio Aguero, autori i të tre golave për Citizens. Argjentinasi e shënoi golin e parë për Manchester Cityt në minutën e 35, për të dyfishuar rezultatin me anë të një 11 metërshi në të 63.

Newcastle shkurtoi rezultatin në 2-1 me golin e Murphy duke rihapur ndeshjen, por Aguero, 7 minuta nga fundi i sfidës i coi shifrat në 3-1, kur meritën më të madhe në këtë gol e kishte Sane. Pas kësaj fitoreje Manchester City e ruan diferencën prej 12 pikësh me Manchester United e vendit të dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA