Kultivoi 143 bimë narkotike në fshatin Vilës, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës
24/09 11:13
Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në orët e pasdites së të premtes në autostradën Tiranë-Durrës.
Aksidenti i trefishtë ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Rinasit në drejtimin Durrës-Tiranë.
Fatmirësisht, si pasojë e përplasjes nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm bllokimi i rrugës për disa minuta.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e saj.
Top Channel