Përshkrimet janë të bezdishme. Disa viktima ndiheshin mirë në mëngjes dhe ishin të vdekur natën. Fytyrat u bëheshin blu dhe pacientët kollitnin gjak. Trupat ishin më shumë se arkivole.
Ky është përshkrimi i Washington Post për të thënë se vaksina për “super-gripin” e një shekulli më parë, është ende e pakonceptueshme.
Pikërisht një shekull pas sëmundjes katastrofike, shkencëtarët po shohin mundësinë e mbrojtjes ndaj një tjetër super-gripi si viti 1918 që vrau dhjetëra miliona njerëz dhe u përhap në të gjithë globin.
Nuk ka një parashikim se çfarë virusi mund qarkullojë për të krijuar një tjetër pandemi, apo sipas mjeteve moderne mjekësore, sa keq mund të jetë.
Por shkencëtarët shpresojnë që të ketë goditje të forta ndaj gripit, me mënyra si mbrojtja më e madhe ndaj gripit të zakonshëm të dimrit, dhe mbrojtja nga pandemitë në të ardhmen në të njëjtën kohë.
“Ne duhet të bëjmë më mirë, dhe më shumë, e kemi fjalën për një vaksinë universale kundër gripit. Një vaksinë që ju mbron nga të gjitha llojet e gripit”, thotë doktor Anthony Fauci, i Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA.
Laboratoret amerikane janë vënë në kërkim të një vaksine antigrip që të mos bëhet vit për vit, por një herë në pesë apo dhjetë vjet, apo një imunizim që në fëmijëri për të pasur gjithë jetën. Por pavarësisht pas 100 viteve shkencë gripi shpesh mposht mbrojtjen tonë më të mirë, pasi ndryshon vazhdimisht virusi.
Top Channel