Ekskluzive/ Botërori i 2026-s është për të pasurit! Nëse kuqezinjtë kualifikohen, biletat e ndeshjeve do t’i kushtojnë 1500 dollarë 17/12 19:08
Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos së dimrit, në Britani publikohen lajme se një yll i “galaktikëve” dëshiron të largohet nga Madridi për t’u bërë pjesë e djajve të kuq në Angli.
Sipas asaj që shkruan “Daily Express”, Gareth Bale ka kontaktuar drejtuesit e Real Madrid për t’iu shprehur atyre dëshirën për t’u larguar drejt Manchester United, i cili prej kohësh po përpiqet ta bëjë të sajin talentin uellsian.
Duket se Bale, ndoshta edhe përshkak të ecurisë së dobët të “galaktikëve” në kampionat, është mërzitur me futbollin spanjoll, e dëshiron të kthehet në Premier League, atje ku edhe u bë i famshëm, kur luante për Tottenham.
Top Channel