Trekëndëshi i romancës, që përfshin Brad Pitt, Angeline Jolie dhe Jennifer Aniston mund të jetë një ndër historitë më të bujshme hollivudiane.
Por, nëse Brad Pitt nuk ka rrëfyer asnjëherë se cila prej dy aktoreve puth më mirë, këtë e bën Gerard Butler.
Aktori ishte i ftuar në “Watch What Happens” me Andy Cohen, kur iu desh të përgjigjej se cila mes Jolie dhe Aniston puth më mirë.
“Jennifer Aniston”, u përgjigj ai.
Butler ka luajtur në krah të të dy aktoreve. Me Jennifer Aniston në filmin “Bounty Hunter” të 2010 dhe me Angeline Jolie tek “Tomb Rider: The Cradle of Life”.
Aktori skocez foli edhe për lidhjen me Brandi Glanville.
“Ka qenë një periudhë e çmendur e jetës time. Ishim bashkë për disa kohë dhe kaluam mirë dhe s’e kam parë më që prej asaj kohe”, deklaroi ai.
Top Channel