F1, Mercedesi kërkon më shumë konkurrencë nga rivalët
18/01/2018 10:51
Mercedesi ka 4 vite që po dominon Botërorin e Formula 1 dhe duket se po ndihen keq për vazhdën e sukseseve që po zgjat.
Ose të paktën kështu duket nga deklaratat e Dieter Zetsche, shefit të Mercedesit, i cili tha për “Autocar” se dominimi i madh nuk e ndihmon Formulën 1.
“E kam thënë shumë herë që rezultati më i mirë është që të fitojmë kampionatin me një pikë diferencë, në garën e fundit. Të jemi të qartë, e duam suksesin, por nuk e ndihmon sportin dominimi i madh. Kemi nevojë për konkurrentë të fortë”, u shpreh Zetsche.
Top Channel