Pirateria televizive merr një tjetër goditje në Shqipëri. një rrjet që tregtonte në mënyrë të paligjshme Dream Box e Android Smart Box u shkatërrua nga policia e Tiranës.
Agjentët e hetimt të krimit ekonomik e financiar në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan shetasit Kristo Taka, Valer Pinderi dhe Brenat Xhuti pasi piratonin në mënyrë të plagjishme programe televizive pa të drejtën e autorit, me qëllime përfitimi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 57 aparate “Dream box” dhe “Smart box”, një automjet, 3 USB, 3 aparatë celularë si dhe një sasi kartmonedhash. Të gjithë këta shtetas akuzohen për mashtrim, fshehje të ardhurash e riprodhim pa të drejtë të veprës së tjetrit.
Mes programeve të piratuara nga platforma ndërkombëtare ishin shumë kanale të Platfomës Digitalb për filma, filma për fëmijë e sport duke i shkaktuar një dëm tëpër të madh kësaj kompanie që investon financime kolosale për të siguruar të drejtat televizive për abonentët e saj.
Digitalb prej vitesh i prin një fushate të tillë të organeve ligjzbatuese kundër piraterisë dhe ka mbështetur e do të mbështesë edhe në të ardhmen cdo aksion të ndërmarrë në këtë drejtim.
Digitalb inkurajon çdo hetim dhe ndëshkim të operatorëve illegalë që prishin konkurrencën e ndershme dhe kërkojnë të çrregullojnë tregun për përfitime të paligjshme në programet IPTV.
Një mega-aksion i ngjashëm u krye pak ditë më parë në mënyrë të sinkronizuar edhe në disa vende të Europës, si Qipro, Holandë, Bullgari, Greqi të bashkërenduar me policinë europiane, Europol.
Top Channel