Papa Françesku ka bërë histori duke drejtuar një ceremoni martese për dy asistentë fluturimi në bordin e avionit me të cilin po udhëtonte mes qyteteve në Kili.
Paula Podest Ruiz, 39 vjeç dhe Carlos Ciuffardi Elorriga, 41 vjeç, ishin martuar më herët në një ceremoni civile, por i kërkuan papës të bekonte martesën e tyre. “A doni që tju martoj?” i pyeti ai. Çifti tha se nuk kishin mundur të kryenin ceremoninë në kishën e tyre në kryeqytetin kilian Santiago, pasi ajo ishte dëmtuar nga një tërmet në 2010.
Papa Francesku, sugjeroi që të kryenin një ceremoni të shkurtër, në fluturimin e tij të shkurtër nga Santiago në qytetin Iquique në Kilin verior. E më pas, ai drejtoi një ceremoni martese katolike për çiftin, duke marrë si dëshmitar pronarin e kompanisë ajrore që zotëronte avionin.
Një nga kardinalët që e shoqëronte atë, i siguroi një dokument fetar martese, të shkruar me dorë, në një fletë të vetme letre, që u nënshkrua nga nusja, dhëndri dhe dëshmitari. Avioni ishte vënë në dispozicion të papës nga kompania ajrore më e madhe në Amerikën Latine, Latam, dhe udhëtimi ishte pjesë e turit të atit të shenjtë në Kili.
Top Channel