Siguria në rrugë, Rama prezanton projektin e ri

17/01/2018 15:23

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjithë akset e mëdha kombëtare që janë parashikuar të ndërtohen me koncesion do të fillojnë nga ndërtimi që këtë vit.

“Fillimi i punës me Rrugën e Arbrit, çuarja përpara dhe besoj lidhja e kontratave brenda pjesës së parë të vitit për rrugën Thumanë-Kashar, për rrugën Balldren-Milot, më tutje fillimi i punës besoj brenda këtij viti, për rrugën e re Kashar-Rrogozhinë”, deklaroi Rama.

Kreu i Qeverisë tha se paralelisht do të përmirësohet edhe mirëmbajtja e rrugëve ekzistuese kombëtare, të cilat tani u janë tre kompanive të mëdha shqiptare përmes një projekti të bankës botërore.

“Qysh në pranverë njerëzit do të fillojnë të shikojnë vetë se shumë nga ato pjesë rrugësh kryesore, duke filluar nga Kashari në Durrës, që është një problem më vete, do të përmirësohen ndjeshëm”, vijoi Kryeministri.

Sipas kontratës, Qeveria u paguan rreth 13 milionë euro në vit për mirëmbajtjen e 1330 kilometrave rrugë kombëtare.

“Historia legjendare e peripecive të rrugëve që mbyllen se bie dëborë, do të përfundojë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA