Rënie intertesh në aksin Elbasan-Prrenjas, policia apelon për kujdes

17/01/2018 18:08
Foto ilustruese

Moti i keq i ditës së sotme ka përfshirë të gjithë qarkun e Elbasanit me shira të rrëmbyer të cilët kanë shkaktuar probleme në qarkullimin gjatë akseve nacionale.

Në aksin Elbasan-Librazhd gjatë pasdites ka pasur rënie gurësh në vendin e quajtur “Kthesat e Murashit”, ndërsa policia ka këshilluar drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm në këtë zonë, e cila paraqet rrezikshmëri të madhe.

Pavarësisht se është punuar për pastrimin e rrugës, situata e papritur e rënies se gurëve nga shpati i malit e bën të rrezikshme këtë pjesë të aksit nacional Elbasan-Qafë Thanë.

Po ashtu problematika pa pasur per shkak te rrëshqitjeve të tokes në disa pjesë të rrugës Librazhd-Përrenjas ku lëvizja në disa raste është bërë me një kalim.

Shtabi i Emergjencave Civile njofton gjithashtu se HEC-i i Stravajt në Prrenjas ka pasur avari në njërën nga turbinat çka ka sjellë shkarkime të ujit dhe përmbytje të tokave bujqësore. Deri tani gjendja paraqitet nën kontroll dhe nuk rrezikohen banesa, por situata është në monitorim të vazhdueshëm.

Top Channel