Si një vakt i ngrohtë dimri dhe një mënyrë për të pastruar organizmin, supa është një gatim që vështirë se mungon në menutë e çdo vendi.

“Në Shtëpinë Tonë” kuzhinieri Ruben Gjata na sjell supat Gaspaccho të ftohta.

Marrim domaten dhe i heqim pjesën e farave duke mbajtur vetëm tulin. Më pas marinojmë domaten, qepën, kastravecin që gjithashtu i kemi hequrpjesën e farave, specin, dy thelpinj hudhër, gjethe mente, ujë, vaj ulliri, kripë dhe piper. I përziejmë të gjitha bashkë që të marinohen dhe i kalojmë në mikser, pasi të jenë grirë shtojmë pjesën e tulit të bukës në mikser për ta trashur pak supën.

Më pas masën e kalojmë në sitë, për të pasur një produkt të trashë dhe të mos ketë kokrriza. Supa është gati, mjafton vetëm një dekorim i pjatës. Ndiqni videon nga minuta 25.20.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA