Kthehet i deportuar nga Zvicra, në pranga kosovari me pasaportë false

17/01/2018 09:26

Një 31-vjeçar nga Gjakova është arrestuar në Rinas pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë nga autoritetet kosovare.

Policia e Shtetit bën të ditur se Astrit Th., ishte kthyer në kategorinë deportiv nga autoritetet policore zvicerane pasi kishte kaluar afatin e qëndrimit.

Ai dispononte si dokument identifikimi një pasaportë biometrike shqiptare në emër të një shtetasi tjetër nga Shqipëria por me fotografinë e tij, pasaportë që e kishte bërë në Shqipëri në vitin 2011, kundrejt shumës prej 2000 euro.

“Gjatë procedurave të intervistimit nuk ishte bindës në lidhje me gjeneralitetet e pasaportës dhe pas verifikimeve të hollësishme rezultoi se ky shtetas ishte nga Kosova dhe jo nga Shqipëria. Pas verifikimit të gjeneraliteteve të sakta, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi Gjykata e Gjakovës e kishte dënuar në mungesë me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, njofton Policia e Shtetit.

Astrit Th., u transferua në PKK Morinë tek autoritetet Kosovare për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA