Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti këtë të mërkurë në një takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani.

Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e PD-së thuhet se Basha ndau vlerësimin për arritjet e fundit në vendin fqinj në avancimin e të drejtave të shqiptarëve, siç është dhe ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Basha tha se kjo është shenjë e emancipimit të politikës e shoqërisë maqedonase dhe meritë e punës dhe unifikimit të faktorit shqiptar atje.

“2018 mund të jetë një vit i rëndësishëm për çlirimin e vendeve të rajonit nga krimi, korrupsioni dhe keqqeverisja autokratike”, u shpreh kryetari i opozitës.

Duke u ndalur në procesin e integrimit europian, Basha tha se sfidat kryesore mbeten përmbushja e kritereve bazë të Kopenhagenit, siç janë zgjedhjet e lira dhe drejtësia e pavarur.

“Në këtë kuadër, për Shqipërinë rëndësi parësore ka mposhtja e krimit të organizuar me lidhje qeveritare, që është kthyer në kërcënimin kryesor për demokracinë dhe mirëqënien e qytetarëve dhe pengesë për avancimin e vendit drejt Europës”, theksoi Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA