Shok në botën e gjimnastikës amerikane: Simome Biles, katër herë fituese e medaljes së artë në Lojrat Olimpike ka denoncuar se është abuzar nga ish mjeku i kombëtares amerikane.
“Edhe unë jam një nga të mbijetuarat që është abuzuar nga Larry Nassar. Besomëni, ka qënë shumë e vështirë për të thënë e për të shkruar për herë të parë këto gjëra”, shkruan në Tvvitter sportisja 20-vjeçarja.
“Janë shumë arsye që deri tani nuk e kam shpërndarë historinë time, por tashmë di që nuk ka qënë faji im”, vijon më tej Biles, duke vendosur dhe hashtagun #MeeToo, duke iu bashkuar edhe 140 femrave të tjera që kanë akuzuar Nassar.
Sentenca për shtatë raste abuzimi pritet këtë javë në një gjykatë të Michigan, dhe Nassar rrezikon burgim të përjetshëm. Ai ka tashmë një dënim me burg shumë të rëndë për posedim të materialeve pedopornografike.
Top Channel