Nga skena te familja dhe kapitulli i ri në Amerikë, Afërdita Zonja rrëfen jetën dhe njohjen me gazetarin e njohur: Me Arturin kemi qenë shokë të ngushtë, s’e kuptuam kur…
‘Sot, jo vetëm që kemi 3 vite të mrekullueshëm bashkë… Sot ajo u bë Zonja Xhaka’, ky është statusi i Granit Xhakës në Instagram teksa ka ndarë me fansat foto nga momenti i firmosjes së kontratës më të rëndësishme të jetës, atë të martesës.
E ndërsa ceremonia e martesës është zhvilluar në verën që lamë pas, duket se celebrimin ata e kanë lënë në të njëjtën ditë edhe me përvjetorin e tyre të tretë.
Pak ditë më parë, vëllai i tij i madh, Taulant Xhaka zyrtarizoi fejesën, ndërsa sot futbollisti shqiptar që luan për kombëtaren zvicerane, Graniti ka publikuar fotot e një prej momenteve më të rëndësishme të jetës, momentin kur ka hedhur firmën mbi kontratën e martesës së bashku me bashkëshortetn e tij, Leonita.
Top Channel