Braziliani Rafinha është më i kërkuari nga Interi në këtë sezon merkatoje, por Barcelona po bën një rezistencë shumë të fortë.

Zikaltrit kanë arritur akordin me futbollistin dhe tani po negociojnë me katalanët, që kërkojnë 30 milionë euro për kartonin e tij, kundrejt 20-ve që ofron Interi.

Gjithsesi, Drejtori Sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio shprehet besimplotë se tratativa do të përfundojë me sukses, por kërkon kohë për këtë.

“Kemi një marrëveshje me lojtarin dhe po negociojmë me Barcelonën. Është një marrëveshje që besojmë shumë se do mbyllet, por kërkon kohën e saj”, u shpreh Ausilio për mediet italiane.

Ndërkohë mediet italiane raportuan se Drejtori Sportiv i Interit darkoi sonte me menaxherin e argjentinasit të PSG-së, Javier Pastore, një tjetër futbollist i përfolur për një kalim te zikaltrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA