Mbollën “dashurinë” në kodrat e Liqenit
15/01/2018 10:22
Shumë çifte zgjedhin mënyra origjinale për të celebruar martesën. I tillë është dhe rasti i Orkida Kurti dhe Klaudio Mukaj të cilët zgjodhën të mbjellin një pemë kumbulle të kuqe në Parkun e Madh si simbol të dashurisë së tyre.
Ata i janë përgjigjur nismës së bashkisë së Tiranës “Dhuro një pemë“, ku kushdo mund të dhurojë një pemë dhe ta mbjellë atë në kujtim të një momenti të veçantë në jetën e tij.
I urojmë çiftit të ri një jetë të lumtur sëbashku e po aq të bukur sa dhe pema që i dhuruan Parkut! Shpresojmë që historia e tyre të frymëzojë çifte të tjera për t’u bërë pjesë e nismës “Dhuro një pemë”
Top Channel