I rrëmbejnë fëmijën, po flinte pranë nënës – VIDEO

15/01/2018 18:55

Një djalë i porsalindur është rrëmbyer në pavijonin e spitalit, teksa flinte në shtrat pranë nënës së tij.

Video e regjistruar nga kamerat e sigurisë tregon momentin e tmerrshëm kur një grua e paidentifikuar merr fëmijën dhe largohet, vetëm gjashtë orë pasi kishte lindur.

“Në orën 1 të mëngjesit një grua erdhi dhe më tha se vjehrra ime, e cila ishte ulur jashtë, kërkoi djalin tim, e më pas e mori. Kur u zgjova në orën 4, pashë që fëmija nuk ishte më. Familjarët e mi të ulur jashtë nuk dinin asgjë,” u shpreh nëna 19 vjeçare e fëmijës, Mohini Mohan Bhavar.

Rasti shokues ka ngritur shumë pikëpyetje mbi sigurinë e spitalit në qytetin Thane, në Maharashtra, Indi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA