Ndërhyrja më absurde e fundjavës futbollistike në arenën botërore është ndëshkuar vetëm me një “pezullim”.
Po flasim për rastin e Tony Chapron, arbitrin e ndeshjes Nantes-PSG, që një natë më parë tentoi t’i kundërpërgjigjej një lojtari të Nantes, vetëm sepse e rrëzoi në mënyrë të pavullnetshme gjatë lojës.
Një gjest për karton të kuq, por për fatin e keq që rëndoi mbi Diego Carlos (lojtarin), pas ndëshkimit të dyfishtë me të verdhë. Ndërsa Chapron u shfaq si një “lektor” i futbollit për mbrojtësin, edhe pse ishte një humbje totale e përgjegjshmërisë së tij.
“Është i arbitër i padenjë. Nëse ai veprim do të bëhej nga një futbollist, do të ishte skualifikuar me të paktën 10 ndeshje. Shpresoj që imazhet të shërbejnë për të bërë sqarimet e nevojshme në Komisionin Disiplinor”, tha mesfushori Rongier.
Për momentin nuk ka një “skualifikim”, por vetëm një pezullim për gjyqtarin. Ka qenë vet organizmi drejtues teknik i arbitrave (DTA), që ka vendosur ta pezullojë Tony Chapron deri në një komunikim të dytë, i cili tani për tani është e sigurtë se nuk do të gjykojë ndeshjen e së mërkurës mes Angers dhe Troyes, e vlefshme për javën e 21-të të Ligue 1. Vendimi është marrë nga numri 1 i DTA-së, Pascal Garibian, së bashku me presidentin e Komisionit Federal Arbitral (CFA), Eric Borghini.
Në fakt, nxjerrja e një arbitri në Komisionin e Disiplinës së ligës franceze të futbollit përbën një risi, siç e thekson edhe e përditshmja “L’Equipe”. Ndërsa i surprizuar ka mbetur edhe trajneri italian Ranieri.
“Ishte një situatë surreale, kurrë nuk kam parë të ndodhë diçka e tillë. Për më tepër, futbollisti im rrezikon skualifikimin”.
Për “Le Parisien”, ndërhyrja e Chapron është e krahasueshme me goditjen e dhunshme të Evra ndaj një tifozi gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar, që i kushtoi më pas atij përjashtimin nga skuadra e Marsejës. Madje e përditshmja franceze shkon deri aty sa e quan Chapronin, “karagjozin e futbollit botëror”, duke shtuar se pas këtij gjesti komik e skandaloz nevojitet një shkollë e re për arbitrat.
Top Channel