24-vjeçari nga Senegali, Khouma El Hadji Babacar nuk po gjen hapësirën e nevojshme, konstante, tek Fiorentina, por ai pëlqehet së tepërmi në merkato.

E sipas “La Nazione”, për sulmuesin kanë ardhur oferta nga shtatë ekipe të ndryshme, si në Itali, po ashtu edhe nga jashtë saj.

Sassuolo, SPAL, Udinese, Crystal Palace, Everton, West Ham dhe Galatasaray janë ekipet që kanë hedhur sytë nga sulmuesi i Fiorentinës, e largimi i tij duket i paevitueshëm.

E ndërsa pritet vendimi i Babacar, Fiorentina shpreson që të përfitojë sa më tepër nga largimi i tij, për të mbushur edhe arkën në mënyrë që në të ardhmen të bëjnë blerje të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA