Ashtu si çdo të shtunë, edhe mbrëmjen e sotme “Shiko kush luan” premton surpriza dhe argëtime pa fund për teleshikuesit.
Një pjesë nga surpriza e zbulon vetë moderatorja Luana Vjollca në rrjetin social Instagram, e cila ka postuar momentet më pikante nga emisioni sot në orën 20.50 në ekranin e Top Channel.
Moderatorja ka zbuluar jo vetëm look-n e saj sot në “Shiko kush luan”, por edhe një pjesë të të ftuarve të cilët do të qëndrojnë përkrah dy kapitenëve të skuadrave blu dhe e kuqe, Edi Manushi dhe Gent Hazizi.
Luana sot vjen ndryshe, me flokë të gjatë por jo më bjondë.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim mbrëmjen e sotme për më shumë detaje, por një gjë është e sigurtë: “Shiko kush luan” vijon të na “prishë” planet e fundjavës, duke na lënë të gozhduar përpara ekranit të Top Channel.
Top Channel