Kërkoi që të “mbahej” mend nga dy pacientë të tij, duke u shënuar në mëlçi inicialet e emrit të vet, por e pëson keq.
Një kirurg është dënuar nga gjykatat britanike me 12 muaj punë të detyruar dhe një gjobë prej 12 mijë eurosh në përfundim të një procesi gjyqësor, ku pranoi akuzat.
Simon Bramhall rrëfeu para gjykatës se kishte lënë inicialet e tij në mëlçitë e dy pacientëve në shkurt dhe gusht të vitit 2013.
53-vjeçari kishte shfrytëzuar makinerinë me rreze argon, që përdoret për të ndaluar gjakderdhjen gjatë operacioneve, për të vendosur “S.B.” në mëlçitë e dy pacientëve, që të dy në gjendje anestezie.
Akuzat ndaj Simon Bramhall u ngritën në fund të 2013. Në atë kohë, kolegët e tij deklaronin se inicialet e vendosura në dy mëlçitë e transplantuara nuk kishin dëmtuar organet dhe ai s’mund të akuzohej për “dhunë”, akuzë të cilës i shpëtoi.
Top Channel