Nisma e re, “Pemë pranë çdo pallati”

12/01/2018 10:41

Banorët e Pallatit 138 në rrugën “Kostaq Cipo” në kryeqytet janë të parët që i janë përgjigjur nismës së bashkisë “Pemë pranë çdo pallati”.

Bashkë me administratorin e tyre ata kanë mbjellë disa pemë në sheshin e pallatit, duke kontribuar në këtë mënyrë për një qytet më të pastër dhe të gjelbër për fëmijët e tyre.

“Bravo banorëve të Pallatit 138, rruga “Kostaq Cipo” tek njësia nr. 1 dhe administratorit të pallatit Edison Pirja. Ju bashkuan të parët nismës tonë për të mbjellë pemë pranë çdo pallati, që të gjithë bashkë të kapim 100 mijë pemë gjer në 21 Mars – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve”, shkruan kreu i Bashkisë, Erion Veliaj në Facebook.

Top Channel