Parlamenti grek votoi në favor të dhënies fund të një praktike thuajse njëshekullore për problemet brenda familjes për myslimanët.
Bëhet fjalë për kalimin e një ligji që detyron edhe familjet myslimane në vend që t’i adresohen sistemit laik të drejtësisë, duke shmangur sharian, që interpretohej nga myftinjtë.
Ligji kaloi në Parlamentin grek ditën e martë dhe Kryeministri Aleksis Tsipras e cilësoi atë një “hap historik për zgjerimin e barazisë përballë drejtësisë për të gjithë grekët”.
Pakica myslimane që qëndroi në Greqi pas traktatit të Sevres dhe atij të Luizianës mes Turqisë dhe Greqisë, pas rënies së Perandorisë Osmane, u lejua që të aplikojë ligjet islamike për çështjet familjare, që nga divorci e deri tek kujdestaria e fëmijëve.
Që prej asaj kohe asnjëherë Parlamenti grek nuk e kishte shfuqizuar këtë, por kritikat e shumta dhe rastet e shpeshta, që akuzonin myftinjtë se diskriminonin gratë në rastet e divorcit dhe të kujdestarisë së fëmijëve detyruan autoritetet greke që të ndërhyjnë.
Top Channel