
24/05 15:52
Bayerni i Mynihut e ka nisur me fitoren 2018-ën në Bundesligë, duke vijuar ecurinë e mirë të vitit të kaluar.
Skuadra e Heynckesit arriti të marrë një fitore mjaft të rëndësishme 1-3, në transfertën e vështirë ndaj Bayer Leverkusenit.
Javi Martinez në pjesën e parë dhe Ribery e James rodriguez në të dytën, shënuan për bavarezët, ndërsa për vendasit Volland hapi përkohësisht takimin në minutën e 70′.
Pas 18 javëve, Bayerni kryeson Bundesligën me 44 pikë, 14 më tepër se Schalke e vendit të dytë, që zbret në fushë nesër në Leipzig.
Top Channel