100 paund gjobë nëse vonohesh në dasmë

12/01/2018 12:14

Një prift në kishën e Bearstedit, në Kent të Anglisë, ka filluar të aplikojë gjoba ndaj çifteve apo edhe të ftuarve që vonohen në ceremonitë martesore.

John Corbyn i lodhur nga vonesat, sidomos të nuseve, ka vendosur të gjobisë me 100 paund të gjithë ata që vonohen në ngjarje të tilla të rëndësishme, shkruan Daily Mail.

Por ndërsa i paralajmëron me gjoba, ai thotë se të ftuarit që vonohen për shkak të trafikut apo janë “viktima” të arsyeve që ndodhin papritur do të përjashtohen nga kjo taksë. Paratë e mbledhura nga kjo gjobë do t’u shpërndahet punonjësve të kishës, si dhe fëmijëve që rrinë në altar, të detyruar të presin të ftuarit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA