I përfolur prej kohësh për kandidaturën e tij të mundshme për postin më të lartë në Federatën Shqiptare të Futbollit, deputeti Bashkim Fino, zyrtarizoi mbrëmjen e sotme kandidaturën për kreun e FSHF-së.

Fino deklaroi publikisht në një intervistë në Televizionin Publik Shqiptar, se do të synojë postin drejtues të Federatës së Futbollit në vend, por pa e dorëzuar mandatin e deputetit.

“Nuk e dorëzoj mandatin e deputetit, për sa kohë që ligji dhe Kushtetuta nuk më pengojnë të futem në këtë garë, edhe duke qenë deputet në Kuvend. Nëse do të arrij të zgjidhem President i FSHF-së, atëherë do të largohem nga politika dhe do t’i përkushtohem totalisht zhvillimit të futbolli”, tha Fino.

Në këtë garë, Fino do të duhet të përballet me Presidentin aktual, që drejton Federatën prej 16 vitesh, Armando Dukën. Ky fundit, deklaroi më herët gjatë ditës së sotme, zyrtarizimin e kandidaturës së tij për një mandat të 5-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA